Sport

Shifra të çmendura të Pep Guardiolas, në 10 sezone 25 trofe

Ndeshja që u mbyll me penallti në mes të Chelseat dhe Manchester City në finalen e EFL Kupës, nxori fitues djelmoshat e Pep Guardiolas, për të cilin ishte trofeu u 25-të në karrierë si trajner.

Kupa e Ligës u shtuar në sirtarin e tij.

Aty me Barcelonën janë përfshirë tre tituj të LaLigas, dy Kupa të Mbretit, tri Superkupa spanjolle, dy Liga të Kampionëve, dy Superkupa evropiane dhe dy Botëror për klube.

Në Gjermani me Bayern Munichun ka fituar: tri Bundesliga, dy Kupat të Gjermanisë, një Superkupë evropiane dhe një Botëror për klube.

Në Angli ai kishte fituar më herët Ligën Premier, një tjetër Kupën të Ligës (EFL) dhe Community Shieldin.

Që kur i mori në dorë frenat e Barcelonës në vitin 2008, ngritja e trofeve dhe e tij si trajner ka qenë e pandalshme.

Në dhjetë vitet që Guardiola ka qenë në stol, në Spanjë, Gjermani dhe Angli, ai ka fituar mesatarisht 2.5 trofe për sezon.

Trajnerët e tjerë dhe Guardiola

Spanjolli sa i përket trofeve është afër që të zë me numra emra si Mircea Lucescu (32 trofe), Valeri Lobanoëski (30), Otmar Hitzfeld (28), Jock Stein (26) dhe Luiz Felipe Scolari (26).

Pa dyshim, që qëllimi afatgjatë i cili tashmë është në horizont për Pep është Sir Alex Ferguson që ka 49 trofe.

Mosha e Guardiolas është në favor të tij, sepse në moshën 48-vjeçare, ai ka ende një karrierë përpara për të arritur suksesin që bëri trajneri i Manchester Unitedit.

Me trofeun e fundit ai ka qenë në gjendje të barazohet me 25 trofetë e fituar nga Jose Mourinhos.

Karriera e Fergusonit filloi në vitin 1974 kur mori detyrën në East Stirlingshire dhe një vit më vonë u transferua në St Mirren , ku e fitoi titullin e tij të parë nga 49 në vitin 1977.

Që nga atëherë, ai nuk u ndal duke i renditur trofetë me klubin tjetër skocez, Aberdeen.

Ata fituan tre tituj kampioni, katër Kupat skoceze dhe një Kupë Lige. Ai shkëlqeu edhe në Evropë duke e mposhtur edhe Real Madridin në Kupën e Kupave të Kupës Evropiane në 1983 dhe pastaj e fitoi edhe Superkupën.

Ky sukses e çoi atë te Manchester United në vitin 1986, një klub ku ai u bë një legjendë falë arritjes së 38 medaljeve në 26 sezone.

Ferguson doli në pension në vitin 2013 në moshën 71 vjeçare pas 39 vjetësh me fitore dhe trofe.

Titujt mesatarë të mbledhur në sezon nga skocezi janë 1.25, gjysma e mesatares aktuale të Guardiolas.

Koha dhe vitet flasin për të

Në fakt, nëse Pep e mban këtë mesatare që e ka dhe është aktive për 39 vjet sikurse Ferguson, ai do të kishte 97 tituj!

Por nëse bahët matematika që spanjolli të stërvitë deri në moshën 77 vjeçare, si Fergusoni, ai do të përfundonte me 82 trofe.

Me ritmin aktual Guardiola, sipas llogaritjeve, ai mund t’i arrijë 49 trofe brenda vetëm nëntë sezoneve të ardhshme.

Nga sezonin 2028/29, Guardiola mund të ketë numrin e trofeve të fituar nga Ferguson dhe ta jetë në moshën 58-vjeçare.

Artikuj të ndërlidhur

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Close
Close

Bllokuesi i reklamave është aktiv!

Ju lutem konsideroni të na ndihmoni duke çaktivizuar bllokuesin e reklamave