Sport

10 lojtarët më të mirë në Evropë U-21

Klubet nganjëherë nuk ia dalin të rrëmbejnë lojtarët e duhur, e nganjëherë edhe gabojnë duke mos vepruar me kohë, si në rastin e Kylian Mbappe, që e rrëmbeu PSG-ja para Realit, Barcelonës, Manchester Unitedit e shumë gjigantëve tjerë evropian.

Ai është vetëm 20-vjeçar, por tashmë një yll botëror me një të ardhme të ndritur.

Ashtu si Mbappe, këtë edicion kanë shpërthyer disa talent dhe “WhoScored” ka përzgjedhur 10 më të mirët që kanë bërë të paktën 20 paraqitje këtë edicion dhe kanë statistika fantastike.

10. Youssef En-Nesyri (Leganes) – 7.08 vlerësimi pas 22 paraqitjeve
Youssef En-Nesyri është duke u zhvilluar shumë si lojtar. Ai madje ka shënuar deri më tani për Leganesin (8 gola) aq sa gjithë sezonin e kaluar me Malagan. Sulmuesi nga Maroku ka asistuar edhe dy herë këtë edicion, ai madje shënoi het-trik në fillim të shkurtit në fitoren 3-0 ndaj Real Betis.

9. Kai Havertz (Bayer Leverkusen) – 7.13 vlerësimi pas 23 paraqitjeve
Pasi nuk e nisi mirë sezonin, Kai Havertz ka qenë impresionues në vitin 2019. Ai ka shënuar nëntë gola në Ligë dhe pesë prej tyre kanë ardhur në shtatë paraqitjet e fundit. Si En-Nesyri, Havertz është talent me të ardhme dhe do të vazhdojë të zhvillohet si lojtar.

8. Federico Chiesa (Fiorentina) – 7.14 vlerësimi pas 25 paraqitje
Federico Chiesa po shijon një tjetër sezon impreisonues me Fiorentinës dhe tashmë po kërkohet nga Juventusi. 21-vjecari ka shënuar pesë gola pas 104 tentimeve, pothuajse aq sa gjithë sezonin e kaluar (6) me 11 ndeshje më shumë.

7. Christian Kouame (Genoa) – 7.15 vlerësimi pas 25 paraqitjeve
Paraqitja fantastike në pjesën e parë të Christian Kouame raportohet se ka shtyrë Napolit t’i sigurojë shërbimet e tij për 20 milionë euro. 21-vjecari ka shënuar katër gola dhe ka fituar reputacionin e një sulmuesi vrasës. Ai madje është një ndër lojtarët nën moshën 21-vjëcar me më së shumti faulle të fituara (55).

6. Luka Jovic (Frankfurt) – 7.21 vlerësimi pas 21 paraqitjeve
Luka Jovic po shijoj një sezon të zjarrtë në Bundesliga me Frankfurtin dhe raportohet se për të po interesohen Real Madridi e Barcelona.21-vjecari shënon gol në Ligë çdo 70.4 minuta këtë sezon, ai ka realizuar 15 gola dhe ka dhuruar pesë asiste në 21 paraqitje në Bundesliga.

5. Aaron Wan-Bissaka (Crystal Palace) – 7.23 vlerësimi pas 25 paraqitjeve
Aaron Wan-Bissaka është kthyer në titullar i rregullt te Crystal Palace ani pse 21-vjeçar.

4. Allan Saint-Maximin (Nice) – 7.25 vlerësimi pas 23 paraqitjeve
Allan Saint-Maximin ka shënuar gjashtë gola dhe ka dhuruar dy asiste në 23 paraqitje në Ligë. Ai ka kompletuar më së shumti driblime në top pesë ligat evropiane, dhe është vetëm një larg 100 driblimeve.

3. Ousmane Dembele (Barcelona) – 7.41 vlerësimi pas 22 paraqitjeve
Pasi nuk e nisi mirë sezonin, Ousmane Dembele më në fund ka nisur të japë rezultate dhe të ndihmojë Barcelonën. 21-vjeçari është përfshirë direkt në 12 gola në 22 paraqitje në Ligë. Golat e tij ia kanë fituar Barçës shtatë pikë deri më tani këtë sezon.

2. Jadon Sancho (Borussia Dortmund) – 7.53 vlerësimi në 23 paraqitje
Jadon Sancho vendosi të lë Manchester Cityn për Borussia Dortmundin dhe ky vendim ka dal të jetë fantastik për 18-vjecarin që është përfshirë direkt në 18 gola në 23 paraqitje në Ligë.

Ai është vetëm lojtari i dytë në Bundesliga që këtë edicion ka asistuar 10 herë.

Asnjë lojtarë nën moshën 21-vjeçare nuk e ka fituar çmimin e lojtarit të ndeshjes më shumë se Sancho në top pesë ligat Evropiane (5).

1. Kylian Mbappe (Paris Saint-Germain) – 7.99 vlerësimi në 20 paraqitje
Paraqitjet e Kylian Mbappes këtë sezon janë duke u rritur, i cili shihet se pasuesi i Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messit.

Ylli i PSG-së ka shënuar 22 gola në 20 paraqitje në Ligë dhe ka vlerësimin më të lartë se çdo lojtar tjetër nën moshën 21-vjeçare. Në përgjithësi, vetëm Messi dhe Neymari kanë marrë nota më të larta nga “WoScored”.

Statistikat e Mbappes – driblime 2.1 për ndeshje, 1.8 pasime kyçe për ndeshje dhe 4.2 shuta për ndeshje.

 

Artikuj të ndërlidhur

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Close
Close

Bllokuesi i reklamave është aktiv!

Ju lutem konsideroni të na ndihmoni duke çaktivizuar bllokuesin e reklamave