Sport
KHF Istogu e nis me fitore rrugen drejt titullit
Kampioni vjeshtor dhe fituesi i kupës KHF Istogu ka filluar mbarë rrugën drejt titullit.

Skuadra e udhëhequr nga trajneri Faruk Shala sot me lehtësi e ka mposhtur skuadren nikoqire KHF Jusuf Gervalla nga Deçani.
Takimi përfundoj me rezultat 16-40 (7-22) në të mirë të skuadres mysafire dhe me meritoret për këtë fitore ishin Albina Rugova me 14 gola, Pranvera Ferataj me 11 gola.
Istogu xhiron e ardhshme do ta pres si vendas në stadiumin Karragaq në Pejë skuadrën nga Kastrioti.
Poashtu edhe kadetet e KHF Istogut shënuan fitore me rezultat 18-26.