Lajme

20 të lënduar dhe një i vdekur në aksidentin në Gjilan, disa në gjendje të rëndë

Rreth 20 persona kanë marrë lëndime si pasojë e aksidentit i cili ndodhi para një ore në Gjilan. Disa prej tyre janë në gjendje të rëndë shëndetësore. Ndërkaq deri më tani dihet se një person ka mbetur i vdekur si pasojë e këtij aksidenti.

“Mund të ju konfirmoj se një i vdekur është si pasojë e këtij aksidenti. Ndërkohë që raportohet të jenë diku rreth 20 persona që kanë marrë lëndime trupore”, ka thënë zëdhënësi i policisë në rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

Policia dhe ekipet e tjera emergjente janë në vendin e ngjarjes.

Një kamion dyshohet të ketë qenë shkaktar i aksidentit në qytetin e Gjilanit, ku përveç dëmeve të mëdha materiale që ka shkaktuar në qytet, ka lënë të vdekur një person dhe të lënduar dhjetëra të tjerë.

Artikuj të ndërlidhur

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Close
Close

Bllokuesi i reklamave është aktiv!

Ju lutem konsideroni të na ndihmoni duke çaktivizuar bllokuesin e reklamave