SportUncategorized

Messi me paraqitje brilante e dërgon Barçën në çerekfinale pas fitores bindëse ndaj Lyonit

Lionel Messi ka bërë një paraqitje brilante duke shënuar dy gola dhe duke asistuar në dy të tjera në triumfin e Barcelonës 5:1 kundër Lyonit, me çka i ndihmoi skuadrës së tij të kalojë në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Barcelona dhe Lyon barazuan pa gola në ndeshjen e parë të 1/8 së finales në Francë, por pas fitores së thellë në ndeshjen e kthimit në Camp Nou të mërkurën, Barcelona kalon në çerekfinale në rezultat të përgjithshëm 5:1.

Lionel Messi e nisi misionin duke shënuar një super gol me panenka në minutën e 18-të, pasi Luis Suarez u rrëzua në zonë.

Pas gjysmë ore lojë, Philippe Coutinho e dyfishoi epërsinë e katalonasve, me Suarezin që përsëri e përgatiti golin.

Fillimi i pjesës së dytë, megjithatë, e vuri në vështirësi Barcën, pasi Lyoni u rikthye në lojë me Lucas Tousart që shënoi për 1:2.

Në këtë pikë, Lyonit i duhej vetëm edhe një gol për ta siguruar kualifikimin në çerekfinale.

Por, Messi pati në mendje diçka tjetër, ai shënoi një gol fantastik individual rreth dhjetë minuta para fundit.

Vizitorët nga Franca siç duket u dorëzuan në këtë pikë, pasi në dhjetë minutat në vazhim i pranuan edhe tre gola të tjerë.

Messi asistoi dy herë, për Gerard Piquen dhe më pas për Ousmane Dembelen për rezultatin final Barcelona 5:1 Lyon.

Barcelona i bashkohet Liverpoolit, Juventusit, Ajaxit, Manchester Unitedit, Portos, Manchester City dhe Tottenham në çerekfinale.

Artikuj të ndërlidhur

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Gjithashtu shikoni

Close
Close
Close

Bllokuesi i reklamave është aktiv!

Ju lutem konsideroni të na ndihmoni duke çaktivizuar bllokuesin e reklamave