Sport

Derbi i sezonës në Hendboll (F)

KHF Vushtrria - KHF Istogu 26-27

Ditën e shtune në Vushtrri në një atmosferë fantastike rrallë herë e parë jo vetëm në terenet tona po edhe ato të rajonit skuadra e Istogut ka fituar ndeshjën si mysafire e Vushtrisë më rezultat 26/27 në të mirë të Istogut. KHF Istogu falenderon skuadrën e Vushtrrisë për pritje miqësore, organizim perfekt të ndeshjës për lojë fer dhe korrekte. Në veçanti falenderojmë grupin e Tifozëve Forca nga Vushtrria të cilët na kanë dhuruar emocione te veçanta më atmosferën e krijuar në palestër. Shpresojmë që në ndeshjët e radhës të arrijmë t’i kënaqim më lojë të gjithë adhuruesit e hendbollit që në numër kaq te madh janë të pranishëm në ndeshjët që i zhvillojmë në veçanti me skuadrën e qytetit të hendbollit siç është Vushtrria.


I përgëzojmë hendbollistet e të dyja skuadrave për angazhim maksimal që benë që kjo ndeshje të jetë dramatike deri ne çastet e fundit, ne veçanti hendbollistet e Istogut të cilat treguan karakter fitues duke luftuar deri ne çastet e fundit për ti sjellë qytetit të Istogut një fitore shumë të rendësishme.
Faleminderit dhe shihemi herave tjera…!, Shkroi në profilin e saj faqja zyrtare e KHF.Istogu-Femrat\IstoguChannel.

 

Artikuj të ndërlidhur

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Close
Close

Bllokuesi i reklamave është aktiv!

Ju lutem konsideroni të na ndihmoni duke çaktivizuar bllokuesin e reklamave