Lajme

Haradinaj pranon se i ka fajet për largimin e qytetarëve kosovarë nga vendi

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj në një konferencë për media të mbajtur sot,është pyetur rreth punësimeve në Postë Telekom

“Jam kundër këtyre abuzimeve edhe prej familjarëve të mi, edhe prej Aleancës, por njerëzit ma të diskriminuar kanë qenë njerëzit e AAK-së. AAK-ja ka një besim rreth 10% të popullit të Kosovës e tash thonë se i kemi rreth 16%. E në institucioni as 1% nuk përfaqësojmë as në kompani publike as kërkund. Mirëpo, kjo nuk do të thotë që me kaluar në situata abuzive dhe të keqpërdoret. E mirëpres kritikën e Britanisë sepse e meriton me na dhënë këtë. Por po habiten që do po donë me kritiku kur e kanë sjellë vet vendin këtu. Unë i njoh kolegët e AAK-së që kanë konkurruar qindra herë dhe nuk janë pranuar”,është përgjigjur ai.

Tutje, Haradinaj thotë se për ikjen e qytetarëve nga vendi fajet i ka vetë ai por edhe politika.

“Politika i ka fajet edhe unë i kam fajet që qytetarët po ikin nga vendi”, ka deklaruar Haradinaj.

Në fund, kryeminsitri u shpreh se udhëheq një qeveri heterogjene ku ka njerëz që vendosin në emër të sistemit.\IstoguChannel\

Artikuj të ndërlidhur

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Close
Close

Bllokuesi i reklamave është aktiv!

Ju lutem konsideroni të na ndihmoni duke çaktivizuar bllokuesin e reklamave