Lajme

Sllovenia përkrahë Kosovën në zhvillimin e bujqësisë

Dijana Zivic,Ministrja e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural,priti gjatë ditës së sotme një delegacion të ekspertëve slloven, të cilët kanë shprehur gatishmërinë që ta përkrahin projektin e hartuar nga Zëvendësministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Shukri Maxhuni, i cili parasheh rritjen dhe modernizimin e sektorit të përpunimit të ushqimit në Kosovë.

Projekti është duke u zhvilluar në disa sektorë të cilët përfshijnë blegtorinë, hortikulturën, lavërtarinë etj.

“Projekte të tilla, përmes të cilave synohet zhvillimi i sektorit të bujqësisë janë të mirëseardhura dhe jemi pro çdo projekti përmes të cilit do të përfitoj sektori dhe fermerët tanë”, citoi Ministrja Zivic. Ajo shprehu mirënjohjen e saj për angazhimin e palëve në këtë proces dhe njëkohësisht ofroi përkrahje morale dhe institucionale për mbështetje në mbarëvajtje të këtij projekti.

Ky projekt parasheh ofrimin e mbështetjes financiare konkrete në sektorët e lartshënuar në vlerë prej 200 milionë euro dhe duke marrë parasysh që projekte të tilla të mëdha realizohen përmes marrëveshjeve mes dy vendeve të ndryshme, atëherë u propozua që të formohet një komision ndërministror qeveritar me ekspertë të fushës, të cilët do të analizojnë këtë projekt, i cili do të përkrahet 85 % nga SID Bank dhe 15 % do të jetë pjesëmarrja e Qeverisë së Kosovës.\IstoguChannel\

Artikuj të ndërlidhur

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Close
Close

Bllokuesi i reklamave është aktiv!

Ju lutem konsideroni të na ndihmoni duke çaktivizuar bllokuesin e reklamave