Lajme
Aksident në Dollc të Klinës,humb jetën punëtori

I ndjeri Afrim H. Gashi nga fshati Zajm i Komunës së Klinës ishte personi që sot në mengjës ka humbur jetën në vendin e tij të punës.
Ai ishte shofer në “Mirusha Company”, ku edhe ndërroi jetë derisa po punonte.
Gashi ishte afër 50 vjeç, ndërsa ka qenë i martuar dhe ka lënë pas vete edhe fëmijë.
Rastin e kanë konfirmuar edhe zyrtarët policorë.
”Sot rreth orës 08:30 Policia e Kosovës është informuar për një rast i cili ka ndodhur në fshatin Dollc të Klinës me të marrë informatën njësitë relevante kanë shkuar në vend të ngjarjes gjithashtu në vend të ngjarjes ka dalë edhe njësiti i forenzikës emergjenca edhe njësiti i zjarrfikësve”, deklaroj Driton Rugova, zëdhënës i Policisë. \IstoguChannel\