Sport
Loja e radhës e vashave të KHF Istogu do jetë kundër KHF Samadregja
Qerekfinalja e kupës së Kosovës, luhet në palestren "Karragaqi" në Pejë

Ditë e mërkurë në ora 18:00
Vendi: Palestra ,,Karragaqi” Pejë
KHF Istogu ditën e mërkurë në Pejë do ta zhvillojë ndeshjen qerekfinale të Kupës së Republikës së Kosovës kundër skuadres së Samadregjës.
KHF Istogu është fitues aktual i kupës së Kosovës dhe synon të kalojë në gjysmëfinale për të pas rastin ta mbrojë këtë trofe.
Ndeshja ndaj KHF Samadregjes vjen pas dy fitoreve radhazi të Istogut me konkurentet e drejtëpërdrejtë për titull të kampionit, Vushtrrin dhe Prishtinen.
Tani Istogu e kryeson i vetëm renditjen tabelare duke lenë prapa konkurentet.
Faleminderit për përkrahje./IstoguChannel