Sport

Messi, i gatshëm për përballjen me Espanyolin

Puna e Espanyolit në derbin e Katalonjës është vështirësuar edhe më shumë tani që Lionel Messi i është kthyer stërvitjeve me pjesën tjetër të skuadrës së Barcelonës.

Ylli argjentinas i Barcelonës, Lionel Messi, u kthye më herët sesa ishte pritur nga ekipi kombëtar i Argjentinës për shkak të një lëndimi që ia pamundësoi pjesëmarrjen në ndeshjen kundër Marokut, transmeton Gazeta Express.

Megjithatë, pasi mori pjesë në stërvitjet që u mbajtën sot në kampin e Barcelonës dhe pasi i kreu disa teste mjekësore, Messit iu dha drita e gjelbër për ndeshjen e së shtunës, kundër Espanyolit.

Pasi që Ousmane Dembele nuk do të jetë në dispozicion për këtë ndeshje dhe ende dihet për Luis Suarezin, trajneri Ernesto Valverde do të jetë shumë i lumtur që të paktën do ta ketë 10-shin në skuadrën e tij.

Suarezi mori pjesë në stërvitjen e Barcelonës që u mbajt sot, mirëpo ai nuk po ndihet ende në formën e tij më të mirë, pas lëndimit që e pësoi në ndeshjen kundër Real Betisit.

Artikuj të ndërlidhur

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Gjithashtu shikoni

Close
Close
Close

Bllokuesi i reklamave është aktiv!

Ju lutem konsideroni të na ndihmoni duke çaktivizuar bllokuesin e reklamave