Lajme
Arrestohet i dyshuari për rastin në Vitomericë, ku është gjendur i vdekur sot 39 vjeçari

Arton Curri 39 vjeçar,është personi qe u gjend pa shenja jete në arat e fshatit Vitomericë të Pejës.Ai dyshohet që u godit nga një veturë, shoferi i së cilës ka ikur nga vendi i ngjarjes.
Prokuroria Themelore e Pejës ka ndaluar një person si të dyshuar për rastin.
Ky person u ndalua në dyshimet për veprat penale: “Rrezikim i trafikut publik” dhe “mosdhënia e ndihmës personit të lënduar në fatkeqësinë e trafikut publik” ku ndaj tij është bërë kërkesë për paraburgim.
“Prokurori i Departamentit te Pergjithshëm në Prokurorinë Themelore të Pejës, ka ndaluar një person me dyshimin se ka shkaktuar aksident me pasoja fatale,përkatësisht ka goditur personin e gjetur sot pa shenja jete. I dyshuari me vendim të prokurorit të shtetit është ndaluar për 48 orë për shkak të dyshimit se kishte kryer dy vepra penale: “Rrezikim i trafikut publik” nga neni 378 të KPRK-së, dhe “mosdhënia e ndihmës personit të lënduar në fatkeqësinë e trafikut publik” nga neni 382 të KPRK-ës. Ndaj te njejtit brenda afatit ligjore, Prokuroria do të bejë kerkesë për caktimin e mases së paraburgimit”, ka thënë Shkodran Nikçi,zëdhënës në Prokurorinë Themelore të Pejës.
Rasti është duke u hetuar nga Njësiti hetimor i komunikacionit rrugor dhe sektori rajonal për hetime në bashkëpunim të plotë me prokurorin e shtetit
I dyshuari është ndaluar për 48 orë në Stacionin Policor në Pejë.\IstoguChannel\