Lajme
Aksident mes veturës dhe trenit në Drenas

Një aksident trafiku ka ndodhur sot mes një veture dhe trenit që transportonte xehe në fshatin Qikatovë e Vjetër, Komuna e Drenasit.
Si pasojë e aksidentit vozitësi i automjetit ka marrë lëndime trupore.
Shoferi i lënduar ka marrur trajtime mjekësore në qendrën shëndetësore në Drenas, e më pas është dërguar për tretman të mëtejmë mjekësor në QKUK.
Sipas informacioneve i lënduari pas tretmanit mjekësor është liruar.
Policia thotë se është iniciuar rasti dhe mbetet nën hetime. \IsoguChannel\