Lajme

Vdes sot vejusha e kryekriminelit serb Sllobodan Millosheviq

Bashkëshortja e Sllobodan  Millosheviq,Mirjana Markoviq ka vdekur sot bëhët e ditur nga mediat serbe. Ajo vdiq rreth orës 15.00   në Rusi ku po qendronte tash e sa kohë .

Mirjana jetoi në një pjesë luksoze të Moskës, duke gëzuar azil politik. Në fakt, ajo iku nga Serbia pak para vrasjes së kryeministrit Zoran Xhinxhiq.

Bashkeshortja e Millosheviq dyshohet se ka përgatitur rrëmbimin dhe vrasjen e një prej rivaleve më të ashpër politik. Ajo   dyshohet se ka qenë e përfshirë në vrasjen e ish-presidentit serb, Ivan Stamboliq.

Markoviq, e cila njihet përgjithesisht si Mira, ka hedhur poshtë këto akuza duke i konsideruar si “genjeshtra të ulta”.

Ndër të tjera, ajo ishte e dënuar me një vit burgim për shkak të ushtrimit të ndikimit në anëtarët e Qeverisë për ndarë në mënyrë të paligjshme banesa shtetërore. Ishte gjykuar në vitin 2018, 15 vjet pas nisjes së procesit gjyqësor ishte dënuar në mungesë, meqë ishte duke jetuar në Moskë.

Ajo ka lindur më 10 korrik 1942 ndërsa ka vdekur sot, në moshën 76 vjeçare.

IstoguChannel

Artikuj të ndërlidhur

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Close
Close

Bllokuesi i reklamave është aktiv!

Ju lutem konsideroni të na ndihmoni duke çaktivizuar bllokuesin e reklamave