Lajme
Vëllait të Agim Ramadanit i thyhet vetura në pikë të ditës, i vjedhin çantën.

Të shumta janë rastet e thyerjeve të veturave, vjedhjeve të tyre por edhe gjësendeve që njerëzit lënë në to.
Një rast i fundit ndodhi në Gjilan, ku një mërgimtarë kishte parkuar veturën në afërsi të një qendre tregtare, e një person i dyshuar i thyen xhamin dhe i merr një çantë dore e cila ishte në të, raporton Indeksonline.
Video e momentit është publikuar në rrjetet sociale, ku shihet se si personi në fjalë thyen xhamin dhe kryen vjedhjen.
E sipas personave të njohur me këtë rast thuhet se vetura të cilës iu thye xhami është në pronësi të vëllait të dëshmorit të kombit, Agim Ramadani (Katana), i cili nuk jeton në Kosovë.