Lajme

Japonia hap ambasadën në Kosovë vitin e ardhshëm

Ministrja Shtetërore e Punëve të Jashtme të Japonisë, Toshiko Abe,i ka dërguar  një urim  Zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli.  Në këtë urim ajo    i rikonfirmon hapjen e Ambasadës Japoneze në Republikën e Kosovës vitin që vjen, duke ritheksuar që hapja e ambasadës do të shënoj një momentum të ri dhe të fuqishëm në thellimin e marrëdhënieve në mes dy vendeve tona.

Pacolli ka shkruar se gjithmonë është i lumtur kur pranon letra që ritheksojnë përkrahjen e fuqishme të vendeve nga të katër anët e botës.

“Sot pranova urimet më të përzemërta nga Toshiko Abe, Ministre Shtetërore e Punëve të Jashtme të Japonisë, ku theksohet rëndësia e shënimit të dhjetëvjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Japonisë dhe Kosovës. Ministrja Abe e afirmon tutje diskutimin që kemi pasur bashkë, për hapjen e Ambasadës Japoneze në Republikën e Kosovës vitin që vjen, duke ri-theksuar atë çfarë kemi diskutuar bashkë, që hapja e Ambasadës do të shënoj një momentum të ri dhe të fuqishëm në thellimin e marrëdhënieve, edhe ashtu të shkëlqyera mes dy vendeve tona. Japonia ka qenë dhe mbetët përkrahëse e fuqishme në kontinentin aziatik, dhe ne do t’i jemi përjetësisht mirënjohës këtij vendi”, ka shkruar   Behxhet Pacolli.\IstoguChannel\

Artikuj të ndërlidhur

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Gjithashtu shikoni

Close
Close
Close

Bllokuesi i reklamave është aktiv!

Ju lutem konsideroni të na ndihmoni duke çaktivizuar bllokuesin e reklamave