Sport
KHF Istogu e nisë me këmbë të mbarë sezonin

KHF Istogu ka filluar më fitore kampionatin e ri, kampionet e Kosovës më lehtësi kanë mposhtur Samadrexhën vendase me rezultat: 19-34 për të nisur më këmbë të mbarë rrugën drejtë mbrotjës së titullit të kampionit.
Istogaset që u paraqitën ne këtë ndeshje pa Suzana Ujkic, qysh në fillim treguan që nuk diskutohet fitorja, trajneri Faruk Shala fare nuk e inkuadroj kapitenen Albina Rugova të cilën e kursej në këtë ndeshje para sfidave të përfaqësusës së Kosovës, duke ju dhënë rastin hendbollisteve te reja, Esma Muratovic dirigjoj lojën e Istogut e ku me efikasja ishte T.Hetemi me 9 gola, E.Muratovic 6, G.Gashi 5, Y.Shatri 4, N.Milatovic 3, A.Halitaj 3, V.Rexhaj 3, F.Rexhaj 2, më mbrojtje të mira u dallua B.Ahmetxhekaj.
Istogu ndeshjën e radhës e zhvillon kundër Vllaznimit në Gjakovë.