Sport
Bayern ja bënë bajat futbollin Totenhemit, e turpëron në Londër

Bayern Munich e ka turpëruar Tottenham Hotspur midis Londrës me rezultat 2-7 për të kapur 3 pikët e radhës në Ligën e Kampionëve. Sergie Gnabry dhe Robert Lewandowski shkëlqyen në këtë ndeshje derisa Bayern tregon se është favorit për të fituar sivjet në Ligën e Kampionëve
Në një mbrëmje me shi në Londër, të lagur dhe të qullur sot kanë dalë vetëm një skuadër, Tottenham Hostpur.
Ata kanë humbur me rezultat 2-7 kundër kampionit të Gjermanisë Bayern Munich, në një ndeshje ku shkëlqeu Sergie Gnabry dhe Robert Lewandowski.
Ndeshja filloi shumë më mirë për Tottenham të cilët arritën të shënonin në minutën e 12-të me Son.
Por, Bayern reagoi shumë shpejt duke shënuar një gol me anë të Kimmich pas vetëm tre minutave.
Kur u mendua se ndeshja do të përfundonte me rezultat 1-1 në pjesën e parë, kështu nuk mendoi Robert Lewandowski që shënoi gol të bukur në minutën e 45-të.
Pjesa e dytë ishte e tëra e Gnabryt. Ai shënoi katër gola, derisa dy të parët në pjesën e dytë i shënoi për dy minuta, një në minutën e 53-të dhe një në minutën e 55-të.
Harry Kane ngushtoi epërsinë nga penalltia në minutën e 61-të, kurse Sergie Gnabry shënoi golin e pestë për Bayern në minutën e 83-të.
Robert Lewandowski do të shënonte në minutën e 87-të për të realizuar një rezultat tenistik.
E kur u mendua se ndeshja do të përfundonte me këtë rezultat, kështu nuk mendoi ish talenti i Arsenalit, Gnabry që realizoi golin e katërt. Me këtë fitore të thellë Bayern prin në Grupin B me gjashtë pikë kurse Tottenham fundoset në vendin e fundit.
Në vendin e dytë është Olympiakos kurse në të tretin Crvena Zvezda.