Sport

Shaqiri befason me fjalët për trajnerin e Liverpoolit.

Futbollisti Xherdan Shaqiri tash e një kohë nuk është duke gjetur hapësirë tek skuadra e Liverpoolit.Madje, mediet e shumta angleze kanë raportuar se Shaqiri pritet të largohet nga Liverpooli gjatë afatit kalimtar veror.

Mirëpo në një intervistë për Blick, futbollisti nga Gjilani, ka pohuar se ka shumë raporte të mira me trajnerin gjerman, Jurgen Klopp.“E kam një marrëdhënie shumë të mirë me të.

Ai na e bën punën tonë shumë më argëtuese. Jam i lumtur. Jam relativisht afër të jem në ekipin e parë të Liverpoolit, në fakt jam shumë afër”, ka thënë Shaqiri.

Xherdan Shaqiri, kohët e fundit nuk është përfshirë as në skuadrën kombëtare të Zvicrës nga trajneri Vladimir Petkoviç.

Artikuj të ndërlidhur

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Close
Close

Bllokuesi i reklamave është aktiv!

Ju lutem konsideroni të na ndihmoni duke çaktivizuar bllokuesin e reklamave