Showbiz

Familjarët nisin peticion për të rikthyer Instagramin e Rina Balajt

Familja e Rina Balaj po përballet me kompaninë ‘On Records’ dhe po kërkon ndihmën e fansave.

Këngëtarja Rina Balaj ka prishur marrëveshjen me kompaninë muzikore që e bëri të famshme, ‘On Records’ dhe si rrjedhojë e prishjes së kontratës, asaj i është marrë edhe profili në Instagram, për të cilin kompania thotë se është pronë e tyre.

E tashmë është bërë më shumë se një muaj prej kur Rina është zhdukur nga Instagrami dhe nga të gjitha rrjetet sociale.

Fansat që në fillim kanë filluar me pyetjet se kur do të kthehet Rina në Instagram, por motra e këngëtares, Rudina Balaj, i ka mbajtur në rrjedha vazhdimisht duke treguar se Rina nuk është për momentin në asnjë rrjet social.

Megjithatë, ajo tani ka filluar edhe një peticion drejtuar kompanisë ‘On Records’, për t’i rikthyer profilin me qindra mijëra ndjekës këngëtares.

Pofili i Rinës, sipas tyre, është vjedhur nga kompania dhe po përdoret si profil i kompanisë, tani në emrin “onrecordsofficial“.

Rina kishte 500 mijë ndjekës në profilin e saj të verifikuar.

Deri tani mbi 5000 fansa kanë nënshkruar në peticion.

Artikuj të ndërlidhur

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Close
Close

Bllokuesi i reklamave është aktiv!

Ju lutem konsideroni të na ndihmoni duke çaktivizuar bllokuesin e reklamave