Sport

Jose Mourinho është zyrtarizuar si menaxher i Tottenham Hotspur.

Tottenham Hotspur ka emëruar portugezin Jose Mourinho trajner të ri të klubit.

Klubi londinez ka befasuar të gjithë dje (e martë) gjatë ditës kur zyrtarizoi shkarkimin e Mauricio Pochettinos, pas pesë viteve.

Megjithatë, nuk ka vonuar as 24 orë dhe Spurs kanë njoftuar zyrtarisht pasuesin e argjentinasit.

Bëhet fjalë për trajnerin e njohur portugez, Mourinho, i cili ka marr drejtimin e Spurs.

“Kemi kënaqësinë të njoftojmë emërimin e Jose Mourinho si trajner në një kontratë që zgjat deri në fund të sezonit 2022/23”, thuhet në njoftimin e londinezëve.

Ndryshe, Mourinho gjatë karrierës ka drejtuar edhe klube tjera si Porto, Chelsea, Inter, Real Madridi dhe Manchester United.

Artikuj të ndërlidhur

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Close
Close

Bllokuesi i reklamave është aktiv!

Ju lutem konsideroni të na ndihmoni duke çaktivizuar bllokuesin e reklamave