Sport

Muriqi mund të largohet në janar, gjigantët e Italisë gjejnë mikun për të

Vedat Muriqi është bërë objektiv i klubeve të mëdha dhe të njohura evropiane. Sulmuesin kosovar e duan edhe dy ekipet italiane, Napoli dhe Lazio. Kjo e fundit i ofron 8 milionë euro për prizrenasin

Paraqitjet mbresëlënëse me Fenerbahçen dhe me Përfaqësuesen e Kosovës kanë bërë që Vedat Muriqi të bëhet objektiv i klubeve të mëdha dhe të njohura evropiane.

Javë më parë mediat angleze raportonin se interesim për sulmuesin kosovar kanë shfaqur ekipet angleze, Manchester United dhe Tottenham dhe ky i fundit e ka vëzhguar disa herë në stadium.
Ndërkaq, së fundmi mediat italiane shkruajnë se futbollistit prizrenas ia kanë vënë syrin edhe dy klubet italiane, Napoli dhe Lazio.

Sipas tyre, “Biancocelesti” i kanë bërë gati 8 milionë euro për ta transferuar gjigantin e sulmit.

Muriqi kishte shkëlqyer sezonin e kaluar tek Rizespori, ndërsa po vazhdon me formë të mirë edhe këtë edicion.

Ai i ka shënuar 7 gola në fanellën e Fenerbahçes dhe tre gola për Kosovën, në shtator kundër Republikës Çeke e Anglisë dhe në tetor ndaj Malit të Zi, derisa për shkak të lëndimit mungoi në dy sfidat e nëntorit, ndaj çekëve dhe anglezëve.

Artikuj të ndërlidhur

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Close
Close

Bllokuesi i reklamave është aktiv!

Ju lutem konsideroni të na ndihmoni duke çaktivizuar bllokuesin e reklamave