Showbiz

Reperja nga Istogu Rina kthehet në Instagram.

Prej më shumë se një muaji Rina Balaj qëndroi larg ekranit e rrjeteve sociale. Ishte motra e saj, Rudina që bëri të ditur se Rina po merr një pauzë nga muzika. Gjatë kësaj kohe Rona ka vazhduar të jetë shumë e komentuar, sidomos për shkak të çështjes së Instagramit të saj.

Profili i saj në Instagrami tani i përket “On Records” dhe familjarët e reperes bashkë me fansat nënshkruan një peticion për ta rikthyer. Megjithatë Rina nuk ka mundur ta rimarrë Instagramin e saj dhe ka hapur një të ri.

Ka qenë reperi Sinboy që ka bërë të ditur se Rina ka hapur një Instagram të ri i cili mban emrin “isyourgirlrina”. Në profilin e ri në Instagram, reperja ka postuar vetëm një foto ku shfaqet me flokë rozë dhe shkruan: “Instagram i ri, a ju mungova?”

Rina po rikthehet  edhe në muzikë sepse ajo dhe  Sinboy po sjellin një projekt të ri bashkë të quajtur “Tetancion”.

Artikuj të ndërlidhur

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Close
Close

Bllokuesi i reklamave është aktiv!

Ju lutem konsideroni të na ndihmoni duke çaktivizuar bllokuesin e reklamave