Lajme

Hoti: Duhet t’iu tregojmë njerëzve kush është kundër shtetit të Kosovës

Në vazhdën e takimeve mobilizuese me strukturat e partisë, kandidati i LDK-së për kryeministër, Avdullah Hoti, sot vizitoi edhe degën në Suharekë, nga ku kryeministrit në detyrë iu garantua se e ka mbështetjen e fuqishme të anëtarëve dhe simpatizantëve të LDK-së.

Ndërkaq, kryeministri në detyrë, tha: “Në këtë garë ne duhet t’i japim dy mesazhe. E para, LDK mbetet në rrugën drejt vendeve perëndimore, ndërsa e dyta, duhet t’u tregojmë njerëzve kush janë njerëzit kundër shtetit të Kosovës”.

Hoti i ka përgëzuar përfaqësuesit e degës në Suharekë për organizimin e shkëlqyeshëm, madje ka thënë se, shpreson që t’i jepet impuls edhe degëve përreth.

“Jemi në prag të një procesi zgjedhur dhe ju përgëzoj për këtë mobilizim të madh, por nuk është befasi, pasi Suhareka dhe LDK janë sikur një sinonim i njëra-tjetrës”, është shprehur Hoti.

“Pavarësisht disa flluskave, ne jemi këtu dhe kemi dëshmuar edhe më herët si dimë dhe mund ta kalojmë çdo situatë, madje edhe të tilla si ato me dhunë e me vrasje. Jam i sigurt se do të qëndrojmë edhe tash dhe në zgjedhje do të kemi rezultat shumë të mirë”, ka shtuar kandidati i LDK-së për kryeministër.

“Për këta shtatë muaj qeverisje, jemi munduar të tregojmë kulturën që e ka LDK në qeverisje, duke qeverisur me ligj, dinjitet e pastërti, por mbi të gjitha duke ruajtur kursin evropian e demokratik të zhvillimit të Kosovës”.

“Jemi para një gare e cila do të jetë bukur e rëndë, prandaj unë besoj se është momenti që edhe LDK të luajë rëndë, fuqishëm, por vetëm në kuptimin e artikulimit të qartë politik që e kemi ne dhe artikulimit të qartë para qytetarëve se kush janë të tjerët, me të cilët zhvillimet politike bënë që një kohë të ishim bashkë. Unë kam qenë njeriu i parë i LDK-së në atë Qeveri, prandaj e di se sa vështirë ka qenë të ruhen vlerat e LDK-së, të ruhet shteti i Kosovës nga orientimet e mbrapshta që filloi t’i marrë shteti i Kosovës”, është shprehur Hoti.

Ai ka potencuar se LDK e ka barrën të ruajë vlerën e shtetit, kulturën civilizuese, pavarësisht se nuk i lejohet të bëjë garë civilizuese.

“Për këtë arsye them se duhet të luajmë fuqishëm dhe t’i japim dy mesazhe: që Kosova nuk lëviz nga orientimi pro-perëndimor, sepse ky shtet është ndërtuar mbi këto vlera dhe e dyta, t’u tregojmë qytetarëve se kush janë këta njerëz, sepse ata nuk janë kundërshtarë tanë politikë, por kundërshtarë të shtetit të Kosovës”, ka theksuar Hoti.

Artikuj të ndërlidhur

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Close
Close

Bllokuesi i reklamave është aktiv!

Ju lutem konsideroni të na ndihmoni duke çaktivizuar bllokuesin e reklamave