Istogu me TV lokal

Komuna e Istogut është bërë me televizion lokal.

Gazetari Luard Mehmetaj ka arritur t’i sjellë komunës së Istogut televizionin e quajtur, “Istogu Channel”.

Nga 18 Nentori jemi në transmetim, të rrjeti kabllor Kadria net, në kanalin numër 12. Shpejtë edhe në platformat tjera, për Kosovë, Europë dhe Amerikë. Urime gjithë bashkëvendasve dhe gjithë Shqiptarëve kudo qe janë. Rrnofshi popull i dashur” shkruan Mehmetaj në njoftimin zyrtar.